Tiranë, parandalohet atentati me mina me telekomandë, për pazare droge të prishura jashtë Shqipërisë

Policia e Lezhës informoi më 8 dhjetor 2021, se ka arritur të parandalojë një atentat me mina me telekomandë dhe armë zjarri që ishte planifikuar të kryhej në Tiranë.

Shkak ishte prishja e pazareve të drogës jashtë Shqipërisë.  Dy autorët që kishin planifikuar të kryenin atentatin në Tiranë kanë arritur të largohen dhe janë shpallur në kërkim ndërsa është arrestuar çifti i bashkëshortëve, pronarë të banesës dhe lokalit që ishin shfrytëzuar për të ruajtur armatimin dhe paratë e ardhura nga aktiviteti kriminal si dhe dhëndri i tyre.

Operacioni u kodua “Mataro” dhe policia ka arritur të gjejë dhe 2 mina me telekomandë që ishin përgatitur gati për shpërthim

Në kërkim

1 - Edmir Vlashi
2 - Hektor Ndoka

"Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H.,N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit" nformoi më 8 dhjetor 2021, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Oltion Bistri.

Të dy 31 vjeçarët identifikohen nga policia si "persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës."

Të arrestuar 

Të arrestuar janë çifti Marku, banorë në lagjen "Varosh" i Lezhës dhe dhëndri.

Nikoll Marku 62 vjeç   burri
Marie Marku 60 vjeçe gruaja
Mark Lamkja, 27 vjeç Dhendri. 


Lokali ku fshehnin te ardhurat dhe armatimin

Sipas policisë dy autorët e atentatit shfrytëzonin ambientet e banesës dhe restorantit të Nikoll Markut si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Ndërsa dhëndri Mark Lamkja është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë  operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë ishte dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”

Minat me telekomande 

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato operacionale të DVP Lezhë, ushtruan kontrolle të menjëhershme në ambiente, mjete dhe banesa te dyshuara.

Dy minat me telekomandë që ishin përgatitur gati për shpërthim, sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë.

Armatimi në shtëpi e lokal

Si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë.

88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit;

2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

Armet e sekuestruara dergohen per ekzaminim

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.

Informacioni 
Policia ndermori oporacionin "Mataro" pasi kishte marrë në rrugë operative informacion se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, kapjen e personave të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Tiranë, parandalohet atentati me mina me telekomandë, për pazare

Tiranë, parandalohet atentati me mina me telekomandë, për pazare

Tiranë, parandalohet atentati me mina me telekomandë, për pazare

Tiranë, parandalohet atentati me mina me telekomandë, për pazare