Kakavijë/ Shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër gjejnë një person të pajetë në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2021, 10:05
Nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavijë është gjetur një shtetas pa shenja jete në rrugë.
Mësohet se është gjetur i pajetë shtetasi P. S., rreth 68 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Gjithashtu nga veprimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
