Para pa fund nga të gjitha anët, mësoni impaktin e Messit në arkën e PSG-së
Në fushë impakti deri sot mund të mos ketë qenë shkatërrues siç pritej, por në nivel klubi efekti i zbarkimit të Lionel Messit te Paris Saint-Germain ka qenë padyshim i rëndësishëm. Kështu ka shpjeguar Marc Armstrong, Shefi i Partneriteteve të klubit parizien, në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro.
Ne fakt, ardhja e Lionel Messit nuk pati një efekt të drejtpërdrejtë në kontratat e mëdha të PSG-së me Nike (75 milionë euro në sezon) apo Accor (50 milionë euro në sezon), por më tepër në një nivel më të ulët, për atë që janë të ashtuquajturit partnerë. "Premium". Duke filluar për shembull me Crypto.com, e cila ka nënshkruar një marrëveshje midis 25 dhe 30 milionë euro në sezon për 3 vitet e ardhshme. Pak ditë më parë, PSG konfirmoi edhe ardhjen e partnerit të 32-të nga viti 2018, pas marrëveshjes me markën Gorillas.
“Ne mund të kishim lidhur njëqind kontrata në javët pas transferimit që na çoi në një nivel më të lartë, kur kishim tashmë dy lojtarët më të shtrenjtë në histori, Neymar dhe Mbappé, në ekip. Por misioni tani është të bëjmë zgjedhjet e duhura”, shpjegon Armstrong, duke lënë të kuptohet se përfitimi i madh pritet të vijë në negocimet e ardhshme me sponsorët e mëdhenj por nuk mbaron këtu.
Sa i takon marketingut, që kap vlerën e rreth 20% të të ardhurave të PSG-së, shitjet deri më tani janë rritur me 30/40%. Në orët pas marrëveshjes me Messin, platforma online e klubit regjistroi porosi në vlerë prej një milion eurosh. “Kërkesa për fanella është fenomenale. Sezonin e kaluar klubi shiti një milion fanella, ndërsa këtë vit, me efektin e Messit, ato mund të arrijnë rreth 1.4 milionë deri në qershor të 2022”, konfirmon Marc Armstrong. Ndërkohë, PSG, e nxitur nga rritja e shitjeve, do të hapë gjithashtu pesë ose gjashtë dyqane të reja në muajt e ardhshëm, në Amerikën e Veriut dhe Evropë për të zgjeruar rrjetin e saj të shpërndarjes.
Sa i përket stadiumit, PSG-ja tashmë kishte një kapacitet mbushjeje afër 100% për “Parc de Princes” në sezonet e fundit dhe numri i listave të pritjes u rrit me ardhjen e Messit. “Numri i personave të regjistruar për njoftime për të marrë biletat e ndeshjes është tetëfishuar në krahasim me sezonin e kaluar”, tregon menaxheri i PSG-së. Megjithatë, kur klubi njoftoi marrëveshjen me argjentinasin, sezoni i biletave ishte shitur tashmë prej një muaji. Ndërkohë për 2021/22 16 mijë tifozë mbetën jashtë kërkesave për bileta sezoni, një shifër që konsolidon idenë e drejtuesve të lartë të klubit për të përshpejtuar procesin për zgjerimin e kapaciteteve të Parco dei Principi.
Seferi dopietë dhe asist, konfirmon Tiranën në krye të Superiores
7 Dhjetor, 18:47
Megjithatë, jo vetëm biletat, gjithashtu e rëndësishme për sa i përket vendeve VIP dhe mikpritjes (hospitality), të cilat përfaqësojnë 11% të kapacitetit të stadiumit, por gjenerojnë 50% të të ardhurave nga marketingu. Duhen mesatarisht pesë vjet për të pritur e për të shpresuar që të mund të blesh një leje për një nga 39 dhomat private (me një kosto nga 300 deri në 600 mijë euro), dhe lista e pritjes është rritur sërish që nga gushti i kaluar. “Ne kishim 20 milionë ndjekës më shumë në platformat tona në javën pas ardhjes së Messit dhe që atëherë rritja jonë ka qenë rreth 1 milionë ndjekës në javë”, përfundon menaxheri.
Pra me një të rënë të lapsit të gjitha të ardhurat e PSG-së janë rritur me disa herë dhe më e bukura pritet të vijë pasi klubi të rinegociojë me sponsorët e mëdhenj, ata që mbushin arkën njëherë e mirë dhe e gjithë kjo falë yjeve si Neymar, Mbappe e Messi./Ora News/.

