Duelin e “krizës” e fiton Teuta. Dinamo e pëson në “Elbasan Arena”

Dinamo dhe Teuta janë dy skuadrat që duhej të luftonin për anën e sipërme të tabelës dhe në fakt sot këto dy skuadra u përballën në “Elbasan Arena” se kush do të dalë nga kriza në Superiore.

Më të mirën e arriti skuadra e Renato Arapit që fitoi 1-0 duke thelluar krizën e “nëndetëses blu”. Minutat e para të lojës ishin më të mira për skuadrën e Arapit që rrezikoi 2-3 herë portën ndërsa ekipet luajtën me shumë kujdes dhe frikë për të mos gabuar.

Fraksioni i dytë i ndeshjes  nis menjëherë me një gol teksa Teuta shkund rrjetën në 51’ falë një autogoli të pafatë të portierit Bakaj. Goli i pësuar çekuilibron edhe më shumë Dinamon që nuk arrin të reagojë dhe të rrezikojë.

Teuta mbrohet mirë në minutat në vijim duke mbrojtur rezultatin dhe duke marrë 3 pikët e para me Arapin në krye dhe që rikthejnë buzëqeshjen ndërsa për Dinamon duhet thënë që është një krizë e rëndë dhe Shkëmbi mund të vihet në pikëpytje./Ora News/.