Zbulohen aferat për të cilat u arrestua Ferrero, avokati: U trajtua më keq se Toto Riina
Sampdoria ka marrë një goditje të fortë teksa presidenti i klubit u arrestua sot nga Guardia Di Finanza që në fakt nuk ka përfshirë emrin e klubit të futbollit në hetime apo që të ketë probleme.
Gjithsesi mësohet se bashkë me Ferreron e kanë pësuar edhe vajza dhe mbesa e tij, bashkë me 3 persona të tjerë që të gjithë këta në arrest shtëpie ndryshe nga biznesmeni që është në burg.
Avokati i tij, Pina Tenga hodhi akuza të rënda për trajtimin e klientit të tij duke akuzuar edhe mungesën e informacionit dhe të komunikimit me të.
“Po e trajtojnë më keq se Toto Riina, nuk kam idëne minimale se ku e kanë çuar klientin tim dhe nuk e di se as si është gjendja e tij shëndetësore. Kam bërë një kërkesë për ta spostuar çështjen në Romë dhe nuk ma pranojnë, kur mund të konfirmoj se ai vuan nga disa patologji”, deklaroi ai.
Ndërkohë më pas edhe autoritetet kanë konfirmuar se Ferrero ndodhet në burgun e Milanos dhe se nuk është pranuar ende që kjo çështje të gjykohet në Romë.
Arrestimi i Ferreros ka detyruar Sampdorian të njoftojë dorëheqjen e presidentit të klubit teksa vet bizsnesmeni do të përgjigjet ndaj akuzave për falimentimin e 4 shoqërive në fushen e hotelerisë, turizmit dhe kinematografisë.
E gjitha rrotullohet rreth mënyrave të falimentimit kur të gjitha shoqëritë që ai ka falimentur kanë patur detyrime të mëdha financiare dhe këto shuma nuk janë paguar./Ora News/.
