Pochettino nuk ndihet i rrezikuar: Mendoj se kam besimin e PSG-së
“Ndihem mirë, jam i qetë. Unë punoj në një strukturë që është në dijeni të punës që ne ofrojmë. E ndjej mbështetjen e klubit. Ndihem i qetë sepse e dimë procesin në të cilin kemi nisur. Ka aspektin e fushës por ka edhe aspekte të brendshme, në përshtatje, në komunikim, në faktin e krijimit të linjave. Ne e dimë se në një klub si PSG, ku drita shkëlqen shumë, zhurmat përreth janë pjesë e jetës. Ne, në mes të të gjitha stuhive, nuk do të largohemi kurrë nga idetë tona. Sepse e dimë që pas stuhisë do të vijë moti i mirë. Dhe pastaj ne mund të ndajmë punën tonë me njerëzit që e duan klubin”, u shpreh trajneri argjentinas i cili lë të kuptojë se pas kohës së përshtatjes së Messit edhe skuadra do të shkëlqejë.
Lidhur me zgjedhjen e portierit titullar, Pochettino tha se Navas dhe Donnarumma do të vijojnë të alternohen dhe se është mënyra më e mirë që të dy ata të luajnë./Ora News/.
