Nedim Bajrami rikthen shkëlqimin, shënon me Empolin në Serinë A (Video)

Te Empoli gjithmonë kanë besuar te Nedim Bajrami. Mesfushori shqiptar i cili nuk ka kaluar një periudhë të mirë javët e fundit, po rigjen formën dhe shkëlqimin e humbur teksa sot tundi rrjetën me Empolin.

I rikthyer titullar nga trajneri Andreazzoli, 22-vjeçari ia shpëbleu me nje gol shumë të rëndë që po i jep fitoren skuadrës në ndeshjen me Udinesen në shtëpinë e tyre.

Për Bajramin është goli i tretë në Serinë A por ajo që është më e rëndësishme, goli dhe rikthimi në nivelet ku ai ishte lideri i Empolit. Shikoni më poshtë golin e shënuar./Ora News/.