Majlinda Kelmendi mbyll karrierën, Osmani e dekoron me urdhrin “Shote Galica”

Majlinda Kelmendi mbyll karrierën, Osmani e dekoron me urdhrin “Shote

Një nga sportistet më të mira në historinë e Kosovës, Majlinda Kelmendi mbylli sot karrierën. Për të vlerësuar atë që ka bërë xhudistja për të ngritur lart emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani organizoi një ceremony zyrtare shtetërore në të cilën ish fituesja e medaljes së artë në Olimpiadën e Rios u nderua me urdhrin “Shote Galica”.

“Ajo me të drejtë cilësohet si legjendë e sportit të xhudos. Me të drejtë konsiderohet heroinë e Kosovës. Me tri dekada të jetës së saj, Majlinda u bë fytyra e Kosovës së sotme, që e bëri shtetin tonë të tillë çfare e duam. Flamuri ynë valoi majave karshi flamujve të shteteve më të mëdha anekënd globit fal Majlindës. Ka fituar çdo gjë që mund të fitohet. Falë përkushtimit te saj, flamuri i Republikës së Kosovës valoi në Rio.  Pa Majlinden dhe perkushtimin e saj, sot nuk do ta kishim as Distrian e Noran. Ajo dëshmoi se nuk ka shtete të vogla që nuk mund të kenë sukses”, deklaroi numri i shtetit të Kosovës, Osmani.

Ndërkohë e prekur në fjalën e saj Kelmendi foli për karrierën, emocionet dhe tashmë dyert e reja që i happen në karrierën e saj si trajnere e xhudos.

“Unë kam filluar me ushtru xhudo në moshën 8 vjeçare, Toni ka qene trajner prej fillimit. Për shume vite rresht kemi qenë vetëm unë edhe ai kundër botës. Prej moshes 15 vjecare, Toni më ka fol për medalje olimpike. Njerzit e kanë quajtur të çmendur. Do të jem mirënjohëse deri sa të vdes. E di që më keni përkrahur gjithmonë dhe më keni krahasuar me figurat më të mëdha dhe historike të shtetit, por edhe unë kam dhënë 200 për qind nga vetja ime për të mos iu zhgënjyer. Ju dua pa fund", u shpreh ish kampionia olimpike.

Kelmeni nuk la pa përmendur të gjithë ata që ka bashkëpunuar dhe e kanë ndihmuar teksa rekordet e saj do të mbeten gjatë në historinë e Kosovës.

Majlinda Kelmendi është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane, ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos dhe në gara të rëndësishme, ajo ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta./Ora News/.