Video/ Xhaka rikthehet para kohe por Arsenali humbet me Everton
Premier League ka mbyllur javën e 14-të me një ndeshje shumë të rëndësishme. Evertoni i Rafa Benitez merr fitoren e parë në 7 javët e fundit duke larguar disi krizën që e kishte kapluar. Trajneri spanjoll rrezikonte shkarkimin por sot ekipi i tij bëri një paraqitje impresionuese duke përmbysur Arsenalin 2-1.
Ajo që impresionoi gjithashtu ishte fakti që Granit Xhaka bëri një rikthim surprizues si titullar me Arsenalin duke habitur të gjithë pasi nga dëmtimi i pësuar në Shtator, mesfushori me origjinë shqiptare duhej të luante në Janar sërish.
Gjithsesi ishte një ndeshje që shkoi keq për topçinjtë pasi shënuan të parët me Odegaard në fund të pjesës së parë edhe pse ishin vendasit që bënë më mirë.
Fraksioni i dytë ishte fantastik për Everton që arriti të përmbyste situatën me dy gola, Richarlison në 80’ dhe Gray një supergol në 92’./Ora News/.
