Telashe të mëdha për klubin e famshëm italian. Guardia di Finanza arreston presidentin

Një lajm i fundit ka tronditur futbollin italian. Presidenti i Sampdorias është arrestuar nga Guardia di Finanza për shkak të disa hetimeve të fundit mbi bizneset e Massimo Ferreros.
Numri 1 i klubit është zgjuar këtë mëngjes nën pranga pasi hetimet e fundit kanë zbuluar mashtrime me marrëveshjet financiare lidhur me bizneset e tij si dhe deklarimin e falimentimit në disa prej tyre.
I vetmi fakt pozitiv në kêtë çështje është mosperfshirja e Sampdorias në hetime te pakten per momentin por do të ketë edhe më tej zgjerim të hetimeve duke parë se Ferrero tentoi pak kohë më parë të shesë klubin në një konsorcium anglez.
Arrestimi ka ardhur për falimentimin e disa bizneseve në Kalabria, teksa avokati i tij ka deklaruar pafajsinë për cështjen./Ora News/.
