Nagelsmann gëzon katalanasit, i hap rrugë kualifikimit të Barcelonës

Barcelona do të ketë një nga ndeshjet më të rëndësishme të muajve të fundit nesër në Champions League ndaj Bayern Munchen. Për të kaluar më tej, skuadra e Xavi Hernandez duhet të fitojë ndeshjen duke llogaritur njëkohësisht edhe një sukses të Benficës ndaj Dinamo Kiev. Vetëm në këtë mënyrë do të kalonte më tej Barça pa bërë llogari një gabim të mundshëm të Benficës ndaj ukrainasve.

Gjithsesi duke parë formën e Bayern Munchen, blaugranat do ta kenë të vështirë por ja që sot kanë marrë një lajm shumë të mirë nga Julian Nagelsmann. Trajneri i bavarezëve në njërën atë tha se do të bëjë pa 5 lojtarë të rëndësishëm në këtë sfidë e nga ana tjetër konfirmoi se do të luajë me më të mirët por edhe me disa të rinj.

“Është e rrallë të luash sërish në një stadium bosh, nga ana tjetër është mirë ta përballosh lojën pa pasur nevojë të fitosh. Është një ndeshje e rëndësishme, veçanërisht për ata lojtarë që zakonisht nuk kanë patur shumë vazhdimësi. Ne duhet të ruajmë nivelin e lartë dhe kjo është ajo që ne ndjekim, për të mos përmendur rëndësinë që ka gjithmonë Champions League dhe respektin që duhet pasur ndaj futbollistëve të tjerë që nuk kanë patur shumë shanse. Goretzka nuk ishte në gjendje të përfundonte stërvitjen dhe nuk do të jetë në dispozicion. E njëjta gjë vlen edhe për Gnabry dhe Choupo-Moting. Kimmich gjithashtu mungon pasi do t'i nënshtrohet testit PCR të mërkurën për të dalë nga karantina. Sabitzer nuk është, Lucas Hernandez duket mirë, do të shohim nëse ai është një opsion si titullar duke marrë parasysh rëndësinë e përplasjes së fundjavës së ardhshme gjithashtu”.

Pra me fjalë të tjera, Nagelsmann e bën të kryer që në fushë nuk do të zbresë 11-shtja e frikshme por ai siguroi Benficën se Bayerni do të respektojë Championsin dhe do të luajë me më të mirët./Ora News/.