Shpërthen vatër infeksioni. Tottenham në emergjencë totale, 8 janë me Covid-19

Në Tottenhamin e Antonio Contes ka shpërthyer një vatër infeksionesh nga Covid-19.

Të paktën 6 lojtarë dhe 2 anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus teksa ekziston frika se ky numër mund të jetë më i lartë dhe teste të tjera janë planifikuar për ditën e sotme.

Spurs do të presë Rennes në një ndeshje të Conference League të enjten ( garojnë për vendin e 2-të në grup) ndërsa të dielën do të takohen me Brighton në Premier League. Sipas rregullave të UEFA-s, ndeshja e nesërme do të rrezikohej vetëm nëse skuadra do të mbetej me më pak se 13 lojtarë dhe pa asnjë portier.

Në lidhje me ndeshjet e ligës, klubi mund t'i kërkojë ligës një shtyrje. Pra praktikisht, Conte është i detyruar të zbresë skuadrën në fushë nê Conference League dhe vetëm në Premier League mund të gjejë mirekuptimin e Federatës së Futbollit që do të pranonte shtyrje të ndeshjes së fundjavës./Ora News/.