Akuzohej si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Hoxha, Apeli liron vëllain e Fredi Rrushit
Njëri nga dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit së biznesmenit Ruzhdi Hoxha do të hetohet në masën “arrest në shtëpi”. Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi lirimin e Pajtim Rrushit, vëllait të Fredi Rrushit të cilët u akuzuan për vrasjen e biznesmenit i cili u gjet i pajetë në Dajt.
Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga qelia duke e lënë në “arrest në shtëpi” shtetasin Pajtim Rrushi, vëllain e Fredi Rrushit i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha i cili u gjet i vrarë në zonën e Dajtit.
Vendimi është marrë të mërkurën në Gjykatën e Shkallës së Dytë të kryeqytetit, ku vëllezërit kishin ankimuar vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë, që i la në qeli dy të akuzuarit.
Ndaj Pajtim Rrushit Prokuroria ka ngritur si akuzë kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe “fshehje ose asgjësimi i kufomës”.
Ndërsa për vëllain e tij Fredi Rrushi është ngritur akuza e vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha pasi është personi i fundit që ka komunikuar dhe është parë me të, kjo nisur edhe nga zbardhja e kamerave të sigurisë.
Sipas akuzës Fredi Rrushi mendohet se e ka marrë biznesmenin dhe e me pas e ka vrarë në malin e Dajtit dhe më pas ka tentuar fshehur trupin e Hoxhës. Ndërkohë automjeti dyshohet së është fshehur nga vëllai i tij Pajtim Rrushi.
Dy vëllezërit nuk e kanë pranuar akuzën. Trupi i biznesmenit të vrarë u gjet nga policia në 6 nëntor ndërsa ai rezultonte i zhdukur që në datën 25 tetor.
