Pukë/ Sherr me thikë, plagoset 52-vjeçari

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur rreth orës 11 të mëngjesit  në Pukë.

Një 43-vjeçar ka plagosur me thikë një 52-vjeçar.

I plagosuri me iniciale D. G., banues në Fushë Arrëz ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori F.M është arrestuar nga policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.