Avokati: Skema e pensioneve si skemë mashtrimi

Avokati Roland Islami në një intervistë për gazetaren Sonila Musai në Ora News tha se Insituti i Sigurimeve shoqërore nuk kontrollohet nga askush dhe e quajti skemën e pensioneve si skemë mashtrimi.

Roland Islami: Kemi një bord publik të mbikqyrjes financiare që duhet të ushtrojë kontrroll te Insitutit të sigurimeve shoqërore por nuk I kontrollon askush.

Gazetarja: A i kontrrollon Avokat?

Roland Islami: Nuk i kontrrollon, nuk kemi asnjë raport nuk kemi asnjë raport vjetor. Duhet të ketë raport vjetor për cdo pension sepse janë kontribute të derdhura të drejta sociale që u takojnë pensionistëve.

Flasin çdo ditë për probleme që pensionistët nuk po gjejnë zgjidhje dhe sot kemi një skemë të sigurimeve e cila vazhdon e njëjta skemë me kohën e diktaturës. Në konceptin e së drejtës nëse ne thjesht do ta gjykonim si skemë do të ishte thjesht një skemë mashtrimi jo skemë pensioni."

Ndiqni intervistën e plotë më poshtë: