Hasa: Tregu i pensioneve private i domosdoshëm

Naim Hasa, Eksperti për çështjen e pensioneve në një intervistë për gazetaren Sonila Musai në Ora News u shpreh se tregu i pensioneve private i domosdoshëm

Tregu i pensioneve private përgjithësisht është një treg i qetë, një treg në zhvillim është një treg i domosdoshëm për kohën e specifikoj sepse pothuajse të gjithë vendet e botës e kanë zhvilluar këtë treg.

Sot aktualisht funksionojnë 4 shoqëri administruese të fondeve të pensioneve vullnetare. Në këtë treg aderojnë afro 35000 anëtarë, asetet , asetet e këtij tregu kanë vajtur 4.2 miliardë lekë por është një treg të cilit i ka munguar infrastruktura e nevojshme që të zhvillohet sic janë tregjet kapitale, nxitësit fiskal të domosdoshëm gjithashtu dhe kuadri ligjor jo i plotë dhe funksional për zhvillimin e skemave të pensioneve private."

Ndiqni intervistën e plotë më poshtë: