"Kompleks" shkatërrohet grupi që shpërndante heroinë në Tiranë. I sekuestrojnë milionat

Pesë të rinj janë arrestuar pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet kriminal në fushën e shpërndarjes  së lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe cannabis sativa, në zona të ndryshme të Tiranës.

Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit të koduar “Kompleksi”

"Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e llojit pistoletë, 2.600.000 lekë të rinj dhe 2000 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, një sasi lënde narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 10 telefona celular, një automjet që përdorej nga të arrestuarit, për shpërndarjen e lëndës narkotike" informoi paraditen e 7 dhjetorit 2021 policia e Tiranes.

Operacioni policor "Kompleks" vuri në pranga shtetasit:

Xhekson Kolezi, 23 vjeç për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim

Geraldo Zyberi, 23 vjeç për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim

Armandi Diçe 30 vjeç për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim

Emiljan Dyrmishi 26 vjeç për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim

Shkëlqim Palushi 24 vjeç, për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje"

Vijon operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë, si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.  Materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës.