Pensionet private/ Avokati pyet: Sa të sigurta janë paratë tona? Ku merret fitimi? Përgjigjet eksperti

Të ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Sonila Musai, avokati Roland Islami ngriti disa pyetje drejt ekspertit për çështjen e pensioneve, Naim Hasa, se sa të sigurta do të jenë paratë e qytetarëve të cilët do të kontribuojnë për pensionet private.

Frika e tij ka të bëjë se mos kemi të bëjmë me një skemë piramidale duke qenë se e kemi të mbartur një histori të tillë.

Por për ekspertin qytetarët duhet të jetë të qetë pasi fondet  private të pensioneve aktualisht kanë një sërë avantazhesh në raport me skemat shtetërore jo se janë avantazh por është vetë mënyra e konfigurimit të këtyre fondeve.

Në rradhë të parë këto ofrojnë përfitime në mosha më të reja se sa skemat shtetërore të pensioneve dhe sigurisht për njësinë e kontributit që derdh përfitimet që merr nga sekma janë disa herë më të larta.

Avokati: Ku merret fitimi?

Eksperti për çështjen e pensioneve: Nga investimi në asete

Avokati: Pikërisht pra investimi në asete mendoj që duhet të rregullohet

Eksperti për çështjen e pensioneve: Janë të mirërregulluara

Avokati: Ligji nuk e ka rregulluar se unë e kam lexuar projektligjin, sidomos projektligjin që ka një skemë të mirëfilltë që bazohet vetëm mbi bazën e kontributeve

Eksperti për çështjen e pensioneve:  E them me kompetenca të plota, është një frikë se duke mbartur me vetë atë shijen e hidhur që na lanë firmat piramidale të cilat sic dihen dhe nga mënyra e organizimit se nuk kishte ligje nuk kishte kontrrolle, kjo është tjetër lloj sigurimi dhe kjo skemë do ti përgjigjet klientit.

Ndiqni intervistën e plotë më poshtë: