Masakroi me thikë gruan dhe motrën në sy të fëmijëve. Dy vite më pas, Apeli jep burg përjetë për Gazmend Mustën
Gjykata e Apelit Vlorë lë në fuqi dënimin me burg për jetë për Gazmend Mustën i cili pasditen e 2 janarit 2019 vrau në sy të fëmijëve, 7 dhe 3 vjeç bashkëshorten e tij, Gentjana Çaushaj dhe të motrën e kësaj të fundit, Milisa, 18 vjeçe.
32 vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjes dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor.
Aty ka hedhur thikën në tokë dhe u ka kërkuar policëve që të kujdeseshin për fëmijët.
Krimi trondites
Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultonte se Gentjana Çaushaj, bashkëshortja e autorit, kishte gjetur vdekjen pasi ka marrë 12 plagë në pjesën e sipërme të trupit, ndërsa në trupin e 18 vjeçares Milisa Çaushaj janë gjetur 19 plagë, në gjoks, krahë dhe kofshë.
34-vjeçari i kishte qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjes, pasi Gentjana kishte kërkuar që të shkonte te prindërit e saj, ndërsa bashkëshorti i saj e kishte kundërshtuar.
Pas debateve verbale burri kishte marrë thikën në kuzhinë dhe kishte nisur të qëllonte bashkëshortën e tij, duke e lënë të vdekur.
Të njëjtin fat pati edhe motra e viktimës, e cila ka ndërhyrë mes sherrit për ta shpëtuar atë

