Lëvizja e dhjetorit 1990, Blendi Gonxhe: Keqardhje e shumë pikëpyetje. Pse nuk patëm më shumë kurajo? PD lindi fëmijë i vdekur
Një nga nismëtarët dhe drejtuesit e Lëvizjes Studentore në dhjetor të vitit 1990 dhe një nga bashkëthemeluesit e Partisë Demokratike, Blendi Gonxhe, ishte I ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora. Pas 31 vitesh Gonxhe thotë me keqardhje se ajo që kishte lindur partia e parë në opozitë kishte lindur një fëmijë i vdekur.
Krenari për peshën e një momenti të tillë historik, për fatin që kam qenë pjesë e saj.
Kam shumë pikëpyetje, ende nuk e ndaj dot sa është pjesë e kulturës demokratike të vendit tim, e mungeses së një disidence qe nuk pati mundesi të ushqehej qe ne të kishim një moral tjetër.
Pse nuk patëm më shumë kurajo? Pse nuk debatuam me shumë? Pse nuk kërkuam më shumë.
Keqardhje ndiej, që ajo qe pasoi siç e tha Trebeshina në ditët e para, deri diku ishte një femijë i lindur i vdekur. Une nuk e them dot me garanci. Unë nuk kam as tagrin as zërin që të jap një verdikt të tillë por për shumë njerëz që prisnin nga ky transformim ishte një fëmijë i vdekur.
Ajo forcë e parë e opozitës së parë nuk ishte ajo që duhej. Kjo bëri që ne ditet e para të janarit unë dhe disa të tjere të shkëputeshim menjeherë se nuk mund të shikonim që forca e parë opozites kishte atë standard moral, atë standard si funksiononte demokracia e brendshme e si filluan zhvillimet e brendshme e deri tek greva studentore. Unë kam shumë pikëpyetje."
