Komisioni për inceneratorët, javën tjetër prezantohet plani i hetimit, Tabaku paralajmëron padi ndaj institucioneve

Komisioni hetimor për inceneratorët do të prezantojë planin e hetimit javën e ardhshme.

Opozita që edhe drejton këtë komision evidentoi edhe njëherë mospërgjigjen nga institucionet shtetërore por edhe koncesionarët.

Kryetarja Tabaku lëshoi paralajmërimin e fundit përpara se të ngrihen padi penale ndaj tyre.

Deklarata nxiti debate te anëtarët e mazhorancës.

Tabaku: Ky hetim duhet të fillojë sa më shpejt. Institucionet shtetërore duhet të na kthejnë përgjigje, Agjencia e Prokurimit Publik, Ministria e Mjedisit.Është e vërtetë se një informacion mund të jetë kërkuar në 2-3 burime të ndryshme por qëllimi është të hetojmë fazën në të cilën çdo institucion është i përfshirë.E konsideroj të papranueshme që kompania koncesionare të kthejë një përgjigje negative. Gjithë shteti duhet të kishte qënë në dispozicion të kësaj, durimi e ka një kufi, shumë institucione mund të kishin kthyer një përgjigje që na duhet më shumë kohë për ta nxjerrë. Ta konsiderojmë të administruar, dosjet për secilën palë janë bërë. Do vazhdojmë të kërkojmë informacione të tjera por dëshira është të fillojmë menjëherë me planin e hetimit. Duhet të nisë thirrja e dëshmitarëve. Nëse deri në mbledhjen e ardhshme insttiucinet nuk kanë kthyer përgjigje për atë që kemi kërkuar kemi ezauruar çdo afat ligjor dhe do të përgatisim padi ndaj tyre.

Shalsi: Do ishte mirë që kur hartohen kërkesat të konsultohen mirë nga pikëpamja proceduriale por sidomos nga pikëpamja juridike. Të jemi të kujdesshëm që kërkesat të jenë të mbështetura ligjërisht sepse përveçse dëmtojnë reputacionin e Kuvendit na vendosin dhe e në pozitë të vështirë. Mora si shkas këtë refuzim që ka bërë niveli i dytë i bankave. Kërkesat të jenë formuluar saktë, gjuha shumë mirë e elaboruar dhe të mbështetura juridikisht.

Tabaku: E kuptoj që inceneratorët kanë shumë partnerë si politikë dhe mediatikë, mud të ketë dhe sulme mediatike për këtë çështje por kjo nuk duhet të na intimidojë ne për të vazhduar punën përpara duke besuar që është dhe vullneti politik i forcës tuaj për ti shkuar çështjes deri në fund.

Gështenja: Ose ne duhet ti rikërkojmë ose të ndjekim hapat që këta njerëz të shkojnë në ndjekje penale.

Tabaku: Mbledhjen e ardhshme fillojmë me planin e hetimit. Me sugjerimin e Boçit do ta zbatoj atributin për padi penale.

Felaj: Mund t'u kërkoni sa të doni informacion koncesionarëve por dua t'ju kujtoj se asgjë që ata mund të thonë përsa kohë janë në hetim nuk mund të përdoret kundër tyre. Ne ua kërkojmë institucioneve shtetërore se nuk veprojnë në ajër. 80% e informacioneve kanë ardhur, është tjetër gjë përmbajtja e përgjigjes.

Spaho: Nuk jam dakord me mënyrën si e shtroni ju: Ne kemi votat dhe nuk ju votojmë. Nuk ka kuptim, ne e dimë se i kenin votat. Prandaj komisionet hetimore kanë bërë një vërrë në ujë. Gjithmonë kjo armë ëhstë luajtur, nuk voton shumica, kemi dalë me dy raporte dhe nuk kemi bërë asgjë.