Elbasan/ Makina del nga rruga e përfundon në arë, humb jetën 21-vjeçari

Tri viktima janë shënuar në vendin tonë nga aksidentet rrugore gjatë dy ditëve të para të kësaj jave. Një 21-vjeçar humbi jetën në Elbasan, një 66-vjeçar në Tiranë dhe një 71-vjeçar në Lezhë në ngjarjet rrugore. Pakujdesia e drejtuesve të mjeteve dhe lagjështira besohet se janë shkaktarët kryesor të këtyre ngjarjeve.

Aksidentet rrugore në vend shkaktuan 3 viktima në dy ditët e para të javës. Mesditën e së martës në aksin Elbasan-Librazhd, makina e drejtuar nga një 21-vjeçar doli nga rruga.

Fatkeqësisht nga aksidenti humbi jetën i riu Rei Palloshi, i cili po drejtonte mejtin.

Siç duket edhe nga pamjet makina është përplasur me bordurën mbrojtëse dhe ka bërë disa rrotullime.

Pavarësisht ndërhyrjes së banorëve të zonës dhe policisë, 21- vjeçari Rei Palloshi nuk i mbijetoi dot plagëve.

Një tjetër ngjarje rrugore u shënua paraditen e së martës në Kavajë, ku viktimë mbeti Sulejman Goseni. 66-vjeçari u përplas nga një mjet i cili drejtohej nga Reis Hasa në autostradë.

Ndërkohë mbrëmjen e së hënës në Torovicë të Lezhës viktimë e aksidentit mbeti një i moshuar i idetifikuar si Ndue Sokoli.

Ka qenë 26 vjeçari, Mark Doshi, i cili duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka përplasur 71-vjeçarin Ndue Sokoli, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit, 26-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja, ndërsa u arrestua pak orë pasi ai përplasi për vdekje 71-vjeçarin.

Viti 2021 ka shënuar përkeqësim të treguesve në lidhje me sigurinë rrugore pasi nga janari deri në muajn tetor kanë humbur jetën nga aksidentet 165 persona.