I ndodh e papritura/ I marrin zjarr flokët teksa fik qirinjtë e ditëlindjes (shikoni videon)

Një mama në panik. Kështu mund të përshkruhet 34-vjeçarja në momentin, që i marrin flokët zjarr nga qirinjtë e tortës së ditëlindjes.

Në video që është bërë virale, duken fëmijët dhe të afërmit e gruas, që i këndojnë këngën e ditëlindjes,n ndërsa 34-vjeçarja mban tortën me qirinj në duar.

Teksa gruaja nis të fik qirinjtë i ndodh e papritura, me flokët që i marrin flakë dhe të pranishmit në dhomë që ulërasin nga paniku.

Ana Oosterhouse iu dogjën flokët, vetullat dhe qerpikët, ndërkohë mësohet se djegie të lehta pati edhe në fytyrë.