Makina përplaset me motomjetin në Kavajë, humb jetën drejtuesi 66-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", ku mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. G., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.