Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis, policia e Lezhës arreston të riun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2021, 09:43
Policia e Lezhës ka arrestuar të riun që aksidentoi për vdekje mbrëmjen e të hënës këmbësorin në aksin Torivicë-Lezhë.
Në pranga ka rënë Mark Doshi, 26 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.
"Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën rurale Torovicë-Lezhë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar një shtetas 71 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë" sqaron policia.
Pas aksidentit, 26-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".
