Vëzhgimi i Ora News/Nisesh për punë dhe ngec në trafik, rrugët e Tiranës të bllokuara çdo mëngjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2021, 09:11
Ora 09:00, e martë 7 dhjetor 2021. Kjo është situata e trafikut në segmentin rrugor në hyrje të Tiranës.
Karvan i gjatë makinash private dhe mjete të transportit publik që mbajnë radhën prej orëve të para të mëngjesit.
Brenda tyre qytetarë që duhet të kapin punën. Trafiku i rënduar nis nga hyrja e Tiranës dhe vijon deri në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.
Gazetari Ora News, Edison Vatnikaj, raportoi për një autoambulancë që mbeti për 15 minuta e bllokuar në trafik.




