Konflikti në Siri, Assad: Perëndimi nuk mund të rrezikojë me ndërhyrje

Bashar al-Assad ka premtuar se do të vdesë në Siri dhe deklaroi se perëndimi nuk do të rrezikonte ndërhyrjen në konfliktin e vendit te tij. Në një intervistë per 'Russia today', Assad tha: "Unë jam sirian, kam lindur në Siri, unë kam për të jetuar në Siri dhe do vdes në Siri".Vërejtjet e tij vijne ne menyre të ngjashme me deklarata të bëra nga udhëheqësi libian Muamar Gadafi para rënies së tij nga pushteti. Assad tha: "Unë jam më i ashpër se Gadafi," (sipas një redaktori në Russia Today).Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se po lufton për të përballuar krizën humanitare në rritje në Siri, megjithë shtimin e operacioneve te saj. Presidenti Keshillit Nderkombëtar i Kryqit të Kuq, Peter Maurer tha: "Ne nuk mund të kooperojme me tej me përkeqësimin e situatës."Disa anëtarë të Këshillit Kombëtar të opozitës siriane janë raportuar se kanë dhënë dorëheqjen pas konferencës se mbajtur në Doha, ku nuk arriten të bashkonin grupit e ndara.Venia ne jete e një iniciativë te mbështetur nga amerikanet, për të formuar një opozitë te re bashkuar siriane, eshte e veshtire pasi lëvizjet kryesore opozitare nga brenda vendit jane bllokuar - sipas Telegraph.Përfaqësuesit e Komitetit Koordinues Kombëtar, Platformes Demokratike siriane, dhe pakicës etnike kurde kane refuzuar idenë per ti shërbyer nismës kombëtare siriane te propozuar. Keshilli Kombetar sirian gjithashtu votoi kundër propozimit.Britania nga ana e saj pritet që të shqyrtojë embargon e armëve te BE në Siri, si pjesë e një ndryshimi në strategjinë e saj, që mund të çojë në armatosjen e forcave rebele që luftonin për të përmbysur Bashar al-Asad. Duke theksuar kete ndryshim, zyra e jashtme njoftoi se do të bisedojë me "figurat ushtarake në opozitën e armatosur" edhe pse insiton se nuk ka plane për të armatosur rebelët.Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu ka deklaruar se NATO po përgatitet të vendosë raketa në kufirin sirian në Turqi. Një burim diplomatik tha: "Kjo çështje vjen gjithashtu në rendin e ditës, në kuadër të diskutimeve, përgatitjeteve dhe planifikimit të paparashikuara për sigurinë e Turqisë dhe territoreve të NATO-s".