Tjetër stufi godet New Yorkun
New York dhe New Jersey duket se nuk po gjejnë qetësi. Banorët janë paralajmëruar të vekuohen nga shtëpitë e tyre, pasi një stuhi e re do të godasë zonat ende të parimëkëmbura nga super stuhia Sandy.650 mijë ndërtesa vazhdojnë të jenë pa energji elektrike, një javë pas Sandyt, i cili vrau të paktën 106 persona. Stuhia e fundit ka sjellë me vete edhe rreshje dëbore dhe meteorologët parashikojnë se do të ketë po ashtu edhe rreshje të mëdha dhe erëra të forta. Si pasojë, në aeroportin e New Yorkut janë anuluar më shumë se 1200 fluturime.Kompania kryesore e shërbimeve në Nju Jork paralajmëroi për ndërprerje të energjisë të mëtejshme."Ne po presim se do të ketë ndërprerje të krijuara nga stuhia e re" tha zëdhënësi Mike Clendenin.Ndërkohë kryetari i Bashkisë Michael Bloomberg ka mbyllur parqet dhe plazhe e ndërsa ka thënë se evakuimet nuk janë të detyrueshme, sepse kjo stuhi nuk pritet të jetë aq i fortë sa Sandy.Por nga ana tjetër guvernatori i New Jersey Chris Christie ka urdhëruar evakuime të reja në një numër të zonave që ende nuk e kanë marrë veten nga Sandy. Christe tha se ishte e gatshme të vendosë fonde shtesë nëse do të jetë e nevojshme.