Assad nuk beson se do të ketë ndërhyrje ushtarake në Siri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2012, 14:05
Presidenti Bashar al-Assad mësohet të ketë thënë se dyshon që Perëndimi do të ndërhyjë me trupa ushtarake në Siri.Në një intervistë të publikuar në faqen arabe të internetit “Rusia Sot”, Assad paralajmëron se pushtimi do të kushtonte më shumë sesa mund ta përballojë e gjithë bota.Ai gjithashtu shtoi se ai “duhet të jetojë dhe të vdesë në Siri”.Nga ana tjetër, Këshilli Kombëtar Sirian filloi sot në Katar riorganizimin e tij. Ky Këshill zgjodhi një sekretariat të përgjithshëm të përbërë prej 40 anëtarësh, prej të cilëve 1/3 janë islamistë, përfshirë këtu edhe pesë anëtarë të Vëllazërisë Myslimane.