Merkel: Britania duhet të mbetet brenda BE-së
Pavarësisht se Britania ka shprehur qëndrime të kundërta me BE, për buxhetin e bllokut kancelarja Gjermane, Angela Merkel thotë se Britania duhet të mbetet brenda Bashkimit Europian.Pas një takimi me kryeministrin David Cameron, i cili po përballet me një presion gjithmonë e në rritje të euroskepticizmit në vend Merkel morri një shembull të një prej përfaqësuesve të opozitës në Britani, që kërkoi divorc mes Londrës dhe Brukselit."Nuk mund të imagjinojnjë Europë, në të cilën Britania e Madhe nuk do të bënte pjesë. Mendoj se kjo është në radhë të parë në interesin e shtetasve britanikë. Për Gjermaninë, bëhet fjalë për një partner shumë të rëndësishëm dhe do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë në bashkësinë e kombeve europiane" tha kancelarja Merkel.Deklarata a Kancelares vjen përpara një samiti, që do të mbahet më vonë gjatë nëntorit, vendimtar për të përcaktuar fatet e buxhetit të ardhshëm 6-vjeçar të Komisionit Europian.Më parë, Cameron ëshët shprehur se është i vendosur të kundërshtojë fuqimisht pjesëmarrjen britanike në këtë buxhet, ndërsa Merkel ndan një qëndrim të kundërt, duke kërkuar një sakrificë nga çdo shtet anëtar, për të bërë një sforco në mënyrë që kuota e buxhetit të rritet nga ai paraardhësi.Gjermania ka treguar se është në favor të argumenteve të Britanisë së Madhe se BE ka nevojë për të ulur shpenzimet, por thotë se disa rritje në buxhetin afat-gjatë është e nevojshme. Më herët duke folur në Parlamentin Europian Merkel dha një mesazh të drejtpërdrejtë për popullin britanik. Merkel tha se banorët e këtij ishulli të mrekullueshëm nuk do të jenë të lumtur nëse janë të vetëm në këtë botë.