Protestojnë punëtorët e institucioneve të BE-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2012, 15:06
Një pjesë e personelit të institucioneve të Bashkimit Evropian po zhvillon një grevë një ditore, në shenjë proteste për mundësitë e shkurtimeve në buxhet. Krerët e BEsë gjatë këtij muaji pritet që të diskutojnë për shkurtimet në buxhet.Liderët e sindikatës USF thanë sot se gjatë javëve në vazhdim do ketë diskutime te tjera, përfshirë këtu edhe një ndalesë të samitit të BE-së më 22 dhe 23 nëntor. Ky samit është thirrur posaçërisht për të diskutuar planet e shpenzimeve të BE-së deri në vitin 2020.Presidentja e sindikatës, Sylvie Jacobs tha se “ka mundësi për veprime të mëtejshme” gjatë ditëve në vijim.Sindikatat kanë frikë se shkurtimet në buxhet do të ndikonin drejtpërdrejtë në shkurtimin e stafit.Britania në veçanti është ankuar për nivelin e stafit të BE-së, me kërkesën e kryeministrit David Cameron për shkurtim direkt të këtyre shpenzimeve.