Nishani i bashkohet demokratëve të Devollit: Basha harroi se shqiptarët nuk e shesin kurrë moralin dhe dinjitetin për një peng

Ish-Presidenti Bujar Nishani do t'i bashkohet  demokratëve të Devollit pasditen e sotme. Zoti Berisha do të zhvillojë "Foltoren" e radhës në Bilisht në orën 17:00.

Zoti Nishani shkruan se Basha harroi që shqiptarët të japin mbështetje, të besojnë një herë dhe dy herë, por kurrë nuk i shesin interesat, moralin dhe dinjitetin e tyre për një peng të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës.

"Të dashur miq, sot pasdite në 17:00 do t’ju bashkohem demokrateve dhe demokratëve të Devollit në Lëvizjen historike të ringritjes së Partisë Demokratike.

Foltorja e Z. Berisha sot mes devollinjëve, këtyre njerëzve të mirë, punëtorë e mbi të gjitha të mënçur e të lirë.

L. Basha harroi se vërtetë shqiptarët të japin mbështetje, të besojnë një herë dhe dy herë, të presin e të përcjellin, por kurrë nuk i shesin interesat, moralin dhe dinjitetin e tyre për një peng të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës.

Të ringremë PD, për të nisur betejën e madhe me rregjimin !