"Presim bashkim kombëtar", sheshi mbushet me shqiptarë të Kosovës, në Festën e Flamurit edhe dy bjelloruse

Festimeve në sheshin e Flamurit për Pavarësinë e Shqipërisë ju bashkëkuan edhe këto dy bjelloruese që prej  një viti jetojnë në qytetin brengedetar.

Të mbështjella me flamurin kuq e zi ato u shprehën të mrekulluara me çka ofron qyteti.

Festimeve nuk kishin si tu mungonin shqiptarët nga Kosova, të cilët kanë udhëtuar  që mbrëmë nga qytetet e ndryshme për festimin e pavarësisë.

"Presim bashkim kombëtar", sheshi mbushet me shqiptarë

Për ta kjo ditë ka tepër rëndësi dhe shpresojnë që pas takimeve mes qeverive të kemi shumë shpejt bashkim kombëtar.

"Unë vij nga Deçani. Kam ardhur mbrëmë dhe do rrimë deri të hënën. Kjo është festa më e mirë e kombit shqiptar. Atmosfera shumë e mirë. Ne si Kosovë presim bashkimin kombëtar".