Video/ Rama, Linda dhe Zaho priten nga Papa Françesku në Vatikan, kryeministri i dhuron letrën e At Gjergj Fishtës
Kryeministri Edi Rama bashkë me të shoqen Linda dhe djalin e tyre Zaho janë pritur nga Papa Francesku gjatë vizitës së tyre në Vatikan.
Më herët ata kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë personazhe të rëndësishme të Selisë së Shenjtë.
I shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij Zaho, Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Vatikanit për të festuar 30 vjetorin e marrëdhënies diplomatike të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë.
Shkëmbimi i dhuratave
Pas diskutimeve të tyre, Papa dhe Rama ofruan një shkëmbim tradicional dhuratash. Papa Françesku i dhuroi kryeministrit Rama një basoreliev prej bronzi të Noes.
Ai gjithashtu i dha atij dokumente papale, duke përfshirë mesazhin e këtij viti për Ditën Botërore të Paqes me temën " Një kulturë e kujdesit si një rrugë drejt paqes ", dokumentin mbi "Vëllazërinë njerëzore për paqen botërore dhe të jetuarit së bashku" dhe vëllimin "Statio Orbis të 27 Mars 2020" duke kujtuar momentin e jashtëzakonshëm të lutjes gjatë bllokimit pandemik në Itali.
Kryeministri Edi Rama i ofroi Papa Françeskut një ikonë të "Madonna dell'Avvento" (Zoja e Ardhjes) dhe një ikonë të Shën Françeskut. Ai i dhuroi gjithashtu dy piktura dhe një letër nga At Gjergj Fishta, një françeskan shqiptar, poet, filozof dhe i konsideruar si një nga shkrimtarët shqiptarë më me ndikim të shekullit të 20-të.






