Ministri Sveçla ndërpret vizitën në Shqipëri. Bashke me ministrin e zv/ministrin nisen drejt Spitalit të Pejës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 23:49
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe me zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, janë nisur për në Spital të Pejës ku po trajtohet i plagosuri nga sulmi ndaj autobusit në Deçan.
Nagavci dhe Gexha u nisën më herët derisa Sveçla ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri për t’u nisur drejt Deçanit, njofton Klan Kosova.
“Organet e rendit janë mobilizuar për të hetuar këtë krim të rëndë që ka tronditur qytetarët e vendit”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.
Ndërkaq, në një prononcim në Klan Kosova, Nagavci ka kërkuar që të mos u zbulohet identiteti nxënësve që mbetën të vrarë në sulm.
“Rasti është shumë i rëndë dhe shpresoj që kriminelët të vihen para drejtësisë”'
