Aksidenti tragjik në Bullgari, kufomat javën e ardhshme në Shkup, nesër kthehen dy të plagosur

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, informoi sot se trupat e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari do të mbërrijnë në Shkup javën e ardhshme.

Në konferencën për mediat, Osmani tha gjithashtu se dy nga shtatë të lënduarit do të transferohen nesër nga Sofja për në Shkup.

Osmani: Pas takimit që kisha me Sofje me prokurorin bullgar por edhe ekspertët e Maqedonisë së Veriut që ishin inkuadruar drejtpërdrejt në procesin e identifikimin dje në qeveri prezantova informacion dhe plan veprimi për transferimin të lënduarve por edhe transferimin e viktimave të aksidentit tragjik. Sipas informacioneve që kemi nga spitali në Sofje planifikohet që nesër më 27 nëntor të lëshohen në shërim shtëpiak dy të lënduarit e parë, kurse pastaj më 28 dy të tjerë më 30 dy tjerë dhe një person me një dhjetor. Transferimi i tyre do të organizohet nga Ministria e shëndetësisë dhe ata fillimisht do të transferohen nëpër spitale institucionet shëndetësore të vendit këtu në Shkup dhe pastaj kur të bëhet vlerësimi mjekësor të vazhdohet trajtimi i tyre në kushte të shtëpisë.

Sipas Ministrit, javën e ardhshme pritet të përfundojë identifikimi i viktimave.

Aksidenti tragjik në Bullgari, kufomat javën e ardhshme në Shkup,

Osmani: Sa i përket transferit të kufomave qeveria dje krijoj grup në nivel ministrave ku udhëheqës do të hem unë kurse do të jenë pjesëmarrës ministrja e punës dhe politikës sociale, ai transportit dhe shëndetësisë. Jemi në koordinim të vazhdueshme me organet e hetimit dhe identifikimit në Sofje presim që nga mesi i javës së ardhshme të përfundojë procesi i identifikimit dhe ministria e jashtëm organizon transportin e veçantë dhe në mënyrë të dinjitetshme nga Sofja për në Shkup. Në ditët në vijim do të kem komunikim me familjarët e viktimave.

Në aksidentin tragjik që ndodhi të martën e 23 nëntorit në autostradën e Strumës në Bullgari humbën jetën 45 nga 52 personat që udhëtonin në të, ndërsa 7 të tjerë arritën të dilnin duke thyer xhamin.

Qytetarët ishin kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.