Policia "bastis" zyrat e Besa Trans, pas marrjes së dokumentacionit i vendoset shiriti bllokues

Shërbimet policore dhe inspektorët kanë hyrë sonte në selinë e “Besa Trans” në Shkup.  Pasi kanë marrë dokumentacionin nga zyra, i nevojshëm për hetimin e  aksidentit ku humbën jetën 45 pasagjerë dhe mbijetuan 7, zyra është kyçur deri në mbyllje të hetimeve.

Inspektorati Shtetëror i Transportit kanë mbyllur nga sonte agjencinë  “Besa Trans BTB” në Shkup, transmeton TV21.   

Pas kontrollit, inspektorët e kanë mbyllur objektin dhe kanë vendosur shirit në derë.

Deri në mbyllje të hetimeve askush nuk do të mund ta hapë objektin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi në një konferencë për media se Ministria që drejton po vepron sipas urdhrave të dhëna nga Prokuroria, por nuk precizoi se çfarë saktësisht kanë urdhërat në interes të hetimeve.

Në pyetjen se ku janë pronarët e “Besa Trans”, autobusi i së cilës u dogj në aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari, ministri i Punëve të Brendshme Spasovski tha se ata janë në dispozicion dhe se po bisedohet, por nuk tregoi se ku janë.

Ministri i Transportit shtoi se autobusi i “Besa Trans” në të cilin kanë humbur jetën 45 pasagjerë, ka përdorur një certifikatë të pavlefshme nga një autobus tjetër për transportin e udhëtarëve.

Policia "bastis" zyrat e Besa Trans, pas marrjes sëPolicia "bastis" zyrat e Besa Trans, pas marrjes së