Shkolla nga Gjakova ngushëllon familjen për vdekjen e nxënësit që u vra në Gllogjan: Pusho i qetë Ledion

Faqja zyrtare e Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë ka bërë të ditur se njëri nga dy nxënësit e vrarë sot në rastin tragjik në Gllogjan është Ledion Hamza, nxënës i kësaj shkolle.

“Ngushëllime më të sinqerta familjës së Ledionit nga stafi i shkollës, nxënësit e në veqanti nga shokët dhe shoqet e klasës dhe kujdestarja e klasës 12.2 Ylfte Nuza”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj shkolle.