Osmani: Sulmi në Gllogjan goditje ndaj rendit e sigurisë sonë, organet e rendit të zbulojnë autorët!

Për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, sulmit në Gllogjan të vrarë tre persona është goditje ndaj rendit dhe sigurisë së Kosovës.

Presidentja Osmani shkruan në Facebook se fton organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t'i sjellin para drejtësisë.

Osmani: Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin. Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë. Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni.