Humbi të birin në tragjedinë e Bullgarisë, flet i mbijetuari nga spitali: Kisha shpresë se djali ishte gjallë
Njëri nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, ka folur së fundmi për mediat e Maqedoninë e Veriut.
Orhan Aliti arriti të mbijetonte në aksidentin tragjik, por për fat të keq i biri që ishte së bashku me të nuk arriti që t’i shpëtonte flakëve.
Në videon e publikuar nga Alsat, Aliti tregon se kishte shpresa deri në momentin e fundit që djali ishte gjallë.
“Kisha shpresë se kishte mbijetuar sepse telefoni i binte por familjarët më dhanë pardje që ka humbur jetën.”
Më 23 nëntor humbën jetën 45 persona dhe 8 të tjerë ia dolën të mbijetojnë.
Ndërkohë, sipas raportimeve, trupat mbërrijnë në Shkup të martën, më 30 nëntor. Deri më atëherë pritet të përfundojë procedura e identifikimit nëpërmjet analizës së ADN-së.
Autobusi i djegur i “Besa Trans” rezultoi se nuk ishte i pajisur me licencë ndërsa dy vitet e fundit ka dalë nga shteti 135 herë duke kryer transporte me udhëtarë. Ndërsa Ministria e Transportit sqaron se autobusi e ka kaluar kufirin me licencë të një autobusi tjetër.
