Vrasja e 3-fishtë në Gllogjan, Haradinaj: Sulmi kriminal, organet e rendit të zbulojnë autorin!
Pas sulmit me armë ku mbetën të vrarë 3 persona dhe dy të tjerë u plagosën në Gllogjan, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai shkruan se ky është një sulm kriminal dhe se apelon organet e renit që të zbulojnë dhe t ëkapin sa më parë autorin e ngjarjes.
Haradinaj: I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sillet para drejtësisë.
