Zëdhënësi i Policisë së Pejës: Në autobusin që u sulmua me armë ishin 8 persona

Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, ka folur lidhur me vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e 2 personave të tjerë në Gllogjan të Deçanit.

Gashi deklaroi se rreth orës 19 policia është njoftuar se ka të shtëna drejt një autobusi në fshatin Gllogjan.

Gashi: Tetë persona kanë qenë, do të thotë autobusi ka qarkulluar nga Gjakova në Deçan dhe në fshatin Glloxhan, mirëpo një numër i nxënësve kanë ndaluar në fshatra të tjera.

Ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, kurse tre të tjerë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ku kanë vdekur më pas dy nga ta.