Autoritet në Kosovë kërkojnë ndihmë për identifikimin e autorëve të krimit në Deçan

Autoritet në Kosovë janë duke kërkuar ndihmë për identifikimin e autorëve lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhur mbrëmjen e sotme në Deçan ku mbetën të vdekur 3 persona.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, bën thirrje që kushdo që ka ndonjë informacion për këtë rast të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi e këtij krimi të kapet dhe të dalë sa më shpejtë para drejtësisë.

Konkretisht zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, së bashku me Zëvendës-kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda, janë duke bashkërenduar mes tyre për zbardhjen sa më parë të ngjarjes.

Ndërkohë, autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin e autorit/ve të krimit të ndodhur në Gllogjan të Deçanit.