Kryetari i Deçanit: Ngushëllime familjarëve, të kapet autori i këtij veprimi të ulët kriminal!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 21:42
Kryetari i komunës së Deçanit ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gllogjan të Deçanit, ku një autobus me nxënës është gjuajtur me armë.
Bashkim Ramosaj tha se autobusi kishte nxënës nga Gjakova për në Deçan dy nxënës, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, me mbiemrat Mustafaj dhe Hamzaj, kanë mbetur të vdekur bashkë me shoferin.
Ramosaj ka thënës se ndjehet i tronditur dhe i trishtuar nga kjo ngjarja eduke e cilësuar si një sulm kriminal në Gllogjan.
Ramosaj: Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, Bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal!

