Sulmi me armë ndaj autobusit në Kosovë, viktimë shoferi dhe dy nxënës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 20:44
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Kosovën, ku një autobus me fëmijë është qëlluar me armë zjarri në fshatin Gllogjan.
Sipas informacioneve paraprake flitet se të vdekur kanë mbetur 3 persona, shoferi i autobusit dhe dy fëmijë.
Personat e vdekur gjatë sulmit janë: Gani Gjokaj – shoferi, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj.
Ndërkohë, disa persona të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.
“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, - bën me dije policia.
