Haxhiu: Mjekësia ligjore në vendngjarje, duhet të zbardhet sa më parë rasti në Deçan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 22:16
Ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas ngjarjes së rëndë në Gllogjan ku mbetën të vdekur tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Ministrja e u shpreh se ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe ky rast duhet të zbardhet sa më parë.
Hashiu: Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë.

