Vrasjet në Deçan, Konjufca: Organet e rendit të zbulojnë sa më parë autorët e këtij krimi të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 21:54
Ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ngjarjes së rëndë në Deçan ku janë konfirmuar tre të vrarë, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Konjufca u bëri thirrje organeve të drejtësisë që sa më parë t’i zbulojnë autorët e këtij krimi, duke thënë se orët janë të gjata.
Konjufca: I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata.
Konjufca shtoi se bashkëndjen me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale.

