Çitaku: Ngjarja në Deçan akt terrorist, Organet e rendit duhet ta zbardhin sulmin urgjentisht!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 21:30
Vlora Çitaku, nënkryetarja e PDK-së, ka reguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gllogjen ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 2 të tjerëve u plagosën.
Çitaku e ka cilësuar si një akt terrorist një gjë të tillë dhe ka thënë se organet e rendit duhet urgjentisht të angazhohen e të zbardhi këtë sulm.
Çitaku: E tronditur deri në palcë. Ajo çka ka ndodhur sonte në Deçan është akt terrorist. Ngushëllime familjarëve të viktimave. Organet e rendit duhet urgjentisht të angazhohen e ta zbardhin këtë sulm.

