Ky është autobusi i nxënësve që ju bë atentat me armë, pamje nga vendi ku ndodhi sulmi (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 21:20
Ky është autobusi që ra pre e sulmit me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Gllogjan të Kosovës.
Mësohet se autobusi po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan kur persona të armatosur kanë qëlluar drejt tij.
Nga të shtënat raportohet se kanë humbur jetën shoferi dhe dy nxënës.
Viktimat jane identifikuar si Gani Gjokaj, shoferi, dhe nxënësit Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj.
Të shtënat me armë kanë lënë gjithashtu të plagosur.

