Hekurudha Durrës-Prishtinë, Aliu: Do plotësojë një ëndërr të shqiptarëve
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri ministrat respektivë të Infrastrukturës sqaruan rëndësinë që do të ketë hekurudha Durrës-Prishtinë.
Minsitri kosovar, Liburn Aliu, tha se "kjo hekurudhë do të plotësojë një ëndërr në kuptimin historik të shqiptarëve, do bëjë një punë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të dy vendeve për shkak se do lidhë portin e Durrësit me Prishtinën e përmes kësaj linje ky port do të ketë komunikimin e drejtpërdrejtë në korridorin 10 përmes linjave që lidhin Prishtinën me Nishin, Sofien e Stambollin drejt Azisë e kështu me radhë. Porti i Durrësit do të ketë mundësi të lidhet drejtpërdrejt me një port tjetër, atë të Prishtinës. Kjo do të rrisë zhvillimin ekonomik edhe në Kosovë.
Një rëndësi tjetër është që edhe porti i Tivarit do të ketë mundësi më të mira komunikimi përmes kësaj hekurudhe. Kjo do të ishte e një rëndësie të veçantë. Po e nënshkruajmë këtë referendum në Elbasan ku unë kam bërë gjimnazin dhe kjo ja shton, për mua personalisht nënshkrimin këtij memorandumi."
Ministra Balluku u shpreh se nënshkrimi i këtij memorandumi është një nga hapat më konkretët ë mbledhjes së sotme.
